Gjilani nuk përfiton grante nga MAPL, nuk i  plotësoi as kriteret minimale të performancës

 Gjilani nuk përfiton grante nga MAPL, nuk i  plotësoi as kriteret minimale të performancës

Komuna e Gjilanit e cila udhëhiqet nga Vetëvendosje me kryetarin Alban Hyseni nuk po tregon rezultate të mira në qeverisjen atje, shkruan Periskopi.

Kryetari Hyseni mori një mesazh jo fort të mirë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pasi komuna e Gjilanit nuk i plotësoi as kriteret minimale për t’u kualifikuar për grant.

“Komuna e juai nuk është kualifikuar për grant, për shkak të mospermbushjes se kritereve minimale të përcaktuara në Rregullat e Grantit për Performancën Komunale 2024.

Numri i pikëve të arritura në 29 treguesit e GPK-së është 50 nga gjithësej 96 pike të mundshme”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Alban Hyseni kritikohet vazhdimisht nga opozita për mosqeverisje të mirë dhe vonesa në nisjen dhe finalizimin e projekteve.

Njëria nga projektet që e kishte premtuar ishte edhe stadiumi i Gjilanit por që s’është as afër të realizohet. Ditë më parë u pezullua tenderi për këtë projekt.

Të ngjajshme