Gjilani – një ndër rajonet më pak të zhvilluara në Evropë

 Gjilani – një ndër rajonet më pak të zhvilluara në Evropë

Gjilani është një nga pesë rajonet më të pazhvilluara në Evropë.

Kështu konstaton Indeksi i Zhvillimit Njerëzor i cili funksionon bashkë me UNDP, dhe ky rezultat erdhi duke u bazuar në treguesit e jetëgjatësisë, arsimit dhe të ardhurave për kokë banori, shkruan Infosot

Indeksi për zhvillim njerëzor është indeks përbërës i Zyrës për raporte për zhvillim njerëzor të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe shfrytëzohet për matje të zhvillimit të një vendi. Ky indeks më shpesh llogaritet në nivel kombëtar, ndërsa Laboratori global për të dhënat në Universitetin holandez Nijmegen Radbaud e ka llogaritur në nivel të rajoneve për shtete për vitin 2021, transmeton Landgejst.

Pesë rajonet më të pazhvilluara në Evropë sipas këtij indeksi janë në Ballkan, përderisa Rajoni juglindor i vendit (0,722) është rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën.

Rajonet më të pazhvilluara të Evropës gjenden në gjysmën perëndimore të kontinentit, ku indeks më të lartë ka Cyrihu (0,989).

Pas Rajonit juglindor në vend, rajoni i dytë më i pazhvilluar nga Evropa gjendet në Bullgari – Rajoni veriperëndimor me 0.739, pas çka vijojnë Rajoni qendror (Moldavia) dhe Rajoni Verilindor (Maqedonia e Veriut) me nga 0.742 dhe Gjilani (Kosovë) me indeks 0.743.

Edhe krahas pozicionit të tillë në Evropë, këto rajone kanë notë të lartë, veçanërisht në krahasim me pjesën tjetër të botës.

Ndërsa, në përgjithësi Evropa është kontinenti më i zhvilluar në botë, kutë gjitha rajonet kanë ose indeks të lartë ose indeks shumë të lartë.

Rajonet më të zhvilluara të Evropës gjenden në Zvicër – Cyrih (0.989), Norvegji – Oslo (0.990), Britani e Madhe – Londër (0.973), Gjermani – Hamburg (0.972) dhe Suedi – Stokholm (0.972)./Infosot

Të ngjajshme