Gjilani ende pa qeverisje të kompletuar, problemet e shumta i shtohen qytetit
Gjilan – Komuna e Gjilanit ende nuk e ka kompletuar qeverisjen e saj komunale për shkak të vonesave të panevojshme në taborin e LVV dhe të kabinetit të Alban Hysenit. Emërimet e drejtorëve janë apetite të sëmura shprehen qytetarët, por që i dëmtojnë projektet e Gjilanit.
“E pamja” për kryetarin e ri në Gjilan po vazhdon akoma, ndërkohë që Gjilani ende nuk e ka të kompletuar qeverisjen e saj komunale.
Ky luks dhe kjo shtyrje sigurisht që dëmton shumë procese tjera institucionale. Ndërkoh janë larguar ose u është ndërprerë kontrata dhjetëra zyrtarëve komunal.
Muhameti një qytetar rreth të 50 thotë se partitë politikeqë kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje po tregohen të paafta për ta kompletuar kabinetin e Alban Hysenit.
“Në LVV ka karrierist të sëmurë dhe aty shikohen gjërat për bire të gjilpërës si në kohën e Enver Hoxhës. Vet jam aktivist i saj dhe e di qysh funksionon LVV. Aty ka grupe e grupacione të shumta dhe Alban Hyseni do ta ketë shumë vështirë të gjejë një gjuhë të përbashkët” shprehet Muhameti.Mensuri një student e sheh ndryshe zhagitjen e qeverisjes komunale. “Mendoj që kryetarit të ri i duhet kohë më shumë për konsultime me partinë e tij dhe partnerët tjerë, por e di që në LVV ka shumë rryma dhe secili mundohet ta sjell njeriun e vet” u shpreh Mensuri.
Islami një tjetër qytetar shprehet se zhagitja e qeverisjes komunale më së shumti e dëmton Alban Hysenin. “Alban Hyseni deri tash veç gardërobën që i ka ndërrue, asnjë veprim tjetër që është në dobi të qytetarëve nuk e ka ndërmarrë” tha Islami./rajonipress/