Gjilanasja Vana Jerliu Ramadani, në mesin e grave të nominuara që avokuan për drejtësi, barazi, diversitet dhe përfshirje në SHBA
Në ditën e 21 marsit, muajit të historisë së gruas, Universiteti Shtetëror i Guvernatorëve nominoi gratë që avokuan për drejtësi, barazi, diversitet dhe përfshirje. Grave te nominuara iu ndanë mirënjohje dhe dhurata simbolike.
Ne mesin e grave te nominuara, ku kishte profesoresha te Universitetit, drejtoresha te departamenteve te ndryshme dhe disa studente, është edhe gjilanasja jonë, Nerxhivane (Vana) Jerliu Ramadani.
Në ekranin e këtij Universitetit ishte vendosur fotoja e Vanës dhe thënia e saj “Avokimi për ndryshim shkon përtej pasionit, por rrjedh nga nevoja”.
Mes grave te nominuara ajo qëndron krenare për aktivitetet e saj dhe vlerësimin për avokim.
Për MediaFokus Vana tha sendjehet se ka avokuar gjate gjithë jetës se saj.
Qysh kur ishte ne parashkollor recitonte vjersha ne radio. Gjate fillores shkroi shkrime për revistat shkollore. Ka qene kryetare e klasës gjate gjithë shkollimit fillor.Ka recituar edhe ne pajtimet e gjaqeve. Ne fushat e fshatit Bresalc ngriti publikun ne këmbë me poezinë “Ne Bresalc te Anamoraves ndjehet gëzim e lumturi, ku u mblodhën pleq e te rinj”.
Prindërit e saj i dhanë përkrahjen e pafund. Ajo mori pjese ne gara te diturisë si dhe ne aktivitete te shumta me shkrimet e recitimet e saja.
Hartimet e saj të gjuhës shqipe lexoheshin neper klase të tjera nga mësimdhënësit.
Pas shkollës se mesme te mjekësisë ajo shkoi për te jetuar ne Amerike, ku aktualisht i vijon studimet e magjistraturës se trete ne Universitetin Shtetëror te Guvernatorëve.
Ajo është aktive duke avokuar për te tjerët dhe ne muajin e ardhshëm me 16 prill do jete një nder lobuesit ne Kapital Hill ne Illinois ku do te loboj drejtpërdrejt tek zyrtaret e zgjedhur dhe punonjësit e tyre.
Pjesëmarrësit e Ditës se Avokimit me 16 prill do te takohen me Senatin, me zyrtaret e zgjedhur dhe do te diskutojnë legjislacionin aktual qe aktualisht është për votim ne Illinois.
Vana është ambasadore e ditës se avokimit për Universitetin ku ajo studion.
“Ne do te lobojme për te mirën e shoqërisë, ne do te jemi zëri i ngritur dhe kjo dite është vetëm një nga aktivitetet tona”, thotë Vana.
Ajo është e zëshme ne debate sidomos për barazi, diversitet dhe përfshirje.
“Kam pasur rastin qe disa me kanë thëne se vet unë jam avokimi dhe e kam menduar çfarë do te thotë kjo. Mendoj se kanë pasur te drejte nëse e kemi fjalën për një grua shqiptare qe jeton ne SHBA dhe dëshiron te trajtohet dhe përfshihet si te gjithë te tjerët”.
Vana është ajo qe vuri flamurin e Kosovës ne korridorin e këtij Universitet ne radhën e flamujve te tjerë.
Ajo thotë se e ka pasion lobimin, avokimin për drejtësi, barazi dhe përfshirje.
Ka avokuar qe kur ishte ne fillore, ku gjithnjë mundohej te ishte pjese e aktiviteteve. Gjithnjë është munduar te jete zëri i nxënësve shqiptare.
Ajo është krenare me familjalen e saj, e cila gjithnjë i ka thëne përkrahje të fuqishme dhe falënderon Universitetin Shtetëror te Guvernatorëve për nominimin, profesorët e saj qe luajtën nje rol te rendesishem për t’i hapur rrugën Vanës drejt pasionit te saj.
Vana thotë se përpos aktiviteteve per avokim, ajo është aktive edhe me shkrime kritike ndaj padrejtësive. Në ftesën e nominimit te Vanës nga ky Universitet shkruan: “Ju u zgjodhët grua qe mbron barazinë, diversitetin dhe përfshirjen. Faleminderit për angazhimet tuaja për te fuqizuar te tjerët, për te mbrojtur te tjerët dhe për te shërbyer si një fanar frymëzimi për te gjithë. Qofte nëpërmjet udhëheqjes, avokimit apo veprave tuaja te përditshme, ju keni luajtur një rol te rëndësishëm ne krijimin e një komuniteti me te barabartë”.