Gjilanasja 𝐑𝐢𝐨𝐧𝐚 𝐒𝐲𝐥𝐞𝐣𝐦𝐚𝐧𝐢 shkëlqeu në Sapienza Universita di Roma, në metropolin botëror të modës

 Gjilanasja 𝐑𝐢𝐨𝐧𝐚 𝐒𝐲𝐥𝐞𝐣𝐦𝐚𝐧𝐢 shkëlqeu në Sapienza Universita di Roma, në metropolin botëror të modës

Ajo është vlerësuar me notë maksimale në Universitetin e Romës Sapienca edhe atë shtetin e modës në Itali, duke realizuar ëndrrën e saj të kamotshme të kryerjes së studimeve jashtë vendit.

Riona Sylejmani, ish-nxënëse e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, këtë të hënë në Sapienza Universita di Roma, me sukses të jashtëzakonshëm ka mbrojtur temën e diplomës të nivelit master, me titull “Fuqizimi i gruas dhe moda në Itali dhe Kosovë gjatë viteve të nëntëdhjeta”, duke marrë titullin master në shkencat e modës, një lëmi e rrallë kjo tek ne. Ajo ka bërë një hulumtim të rëndësishëm, duke krahasuar modën në dy vende me karakteristika të ndryshme, Italinë, që konsiderohet si vendet prijëse sa i përket zhvillimit të kulturës së veshjes estetike dhe Kosovës, një vend në kushte krejtësisht të kundërta me Italinë, por që i cili gjithnjë ka mëtuar të jetë përkrah zhvillimeve në botë.

Puna e palodhshme e kësaj studenteje është shpaguar duke arritur suksesin maksimal 110. Ajo në këtë universitet prestigjioz është radhitur ndër pesë studentet më të mira në drejtimin shkencat e modës, duke u vlerësuar me notën maksimale dhjetë, gjë e cila e bënë krenare jo vetëm Riona Sylejmanin, familjen e saj e Gjilanin, por edhe tërë Kosovën. Riona Sylejamni, është femra e parë nga Kosova që ka diplomuar në Sapienza Universita di Roma, në studime të modës e pikërisht ky universitet është në mesin e 150 universiteteve më të mira në botë./kryelajmi.com/.

Të ngjajshme