Gjilan: Nga pakujdesia goditi veturën e Policisë, lëndohen dy policë dhe shoferi i dyshuar

 Gjilan: Nga pakujdesia goditi veturën e Policisë, lëndohen dy policë dhe shoferi i dyshuar

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe sot në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan, ku një veturë e ka goditur automjetin zyrtar të Policisë.

Shoferi i veturës dyshohet se nga pakujdesia shkaktoi aksidentin dhe për pasojë lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy policë që ishin në veturë, por edhe i dyshuari. 

Të njëjtit kanë marrë trajtim mjekësor në spital dhe më pas janë liruar.

Të ngjajshme