Gjilan, në zonën e lejuar me 80 km/h voziti me 197 km/h
Policia në Gjilan në pika kontrolli të automjeteve me radar në aksin rrugur Gjilan-Kamneicë ka hasur në një kundërvajtës duke vozitur automjetin me shpejtësinë 197 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 80 km/h, shkruan portali Zerogjasht.
Njoftimi i plotë:
Gjilan, 25 mars 2024
Njësiti rajonale i trafikut rrugor Gjilan në pikë kontrolli të automjeteve me radar në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë ka hasur në një kundërvajtës duke vozitur automjetin me shpejtësinë njëqind e nëntëdhjetë e shtatë (197) km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është tetëdhjetë (80) km/h.
Të njëjtit konform ligjit për rregullat në trafikun rrugori është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.