Gjilan: Diskutohet për qasjen e grave në pronë dhe trashëgimi
Qasja e grave në pronë dhe trashëgimi, ishte tema e sesionit informues dhe ndërgjegjësues e organizuar dhe mbështetur nga USAID, përkatësisht aktiviteti qeverisja e pronës, Komuna e Gjilanit dhe KW4W.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka falënderuar gratë pjesëmarrëse të profileve të ndryshme në emër të kryetarit Alban Hyseni.
Ajo ka folur për sfidat dhe të arriturat si shoqëri jo vetëm në Gjilan, por në të gjithë Kosovën, ku qasja e grave në pronë dhe trashëgimi është një çështje që ka njohur përparime të konsiderueshme.
Sipas saj, sfidat mbeten për shkak të kulturës tradicionale, praktikave patriarkale dhe disa pengesave institucionale.
Nënkryetarja,
shtoi se ligjet në Kosovë garantojnë të drejta të barabarta për gratë dhe burrat në trashëgimi dhe pronësi, por aplikimi i tyre mbetet problematik në disa komunitete, sidomos rurale.Leonora Morina Bunjaku, tregoi disa aspekte të kësaj çështjeje në Kosovë: Korniza ligjore dhe barazia në trashëgimi: Kushtetuta dhe legjislacioni kosovar garantojnë barazi gjinore në pronësi dhe trashëgimi. Ligji për Trashëgiminë (i përshtatur sipas parimeve evropiane) u jep grave të drejtë të barabartë në trashëgiminë familjare.
Ajo shtoi, se megjithatë, në praktikë, shumë gra shpesh nuk e kërkojnë këtë të drejtë, për shkak të presionit të familjes apo traditave që favorizojnë pasardhësit meshkuj.
Më tej për rolin e normave tradicionale dhe presionin social, tha se shumë gra në Kosovë përballen me presion social për të hequr dorë nga pjesa e tyre e trashëgimisë në favor të vëllezërve. Kjo përfshinë edhe raste kur ato heqin dorë nga pronat për të ruajtur lidhjet familjare ose për të shmangur konfliktet.
Ajo tregoi se përfaqësimi dhe vendimmarrja në pronësi: pjesëmarrja e grave në vendimmarrje për pronat mbetet e kufizuar, sidomos në zonat rurale. Kjo shpesh ndodh për shkak të mosnjohjes së plotë të të drejtave të tyre ose për shkak të mos përfshirjes së tyre në proceset e trashëgimisë.
Sipas saj kultura e dorëzimit të trashëgimisë për meshkujt: Në disa komunitete në Kosovë, ekziston kultura që trashëgimia duhet të mbetet në “linjën e meshkujve” të familjes, duke anashkaluar kështu vajzat. Edhe kur gratë e kanë të drejtën ligjore të pronës, disa hezitojnë ta kërkojnë atë për shkak të kësaj norme të rrënjosur.
Nënkryetarja e Gjilanit, foli edhe për ndërgjegjësimin dhe mbështetjen institucionale, ku sipas saj ndërgjegjësimi për të drejtat e pronës dhe trashëgimisë po rritet falë punës së institucioneve shtetërore dhe organizatave joqeveritare që ofrojnë mbështetje dhe informacione për gratë.
Fushatat ndërgjegjësuese dhe trajnime të organizuara në Kosovë kanë ndihmuar shumë gra të mësojnë për të drejtat e tyre dhe të ndihen më të sigurta në kërkesën për pjesën e tyre të trashëgimisë.
Leonora Morina Bunjaku, foli edhe për ndihmën juridike dhe reformat ligjore, ku tha se institucionet kanë bërë përpjekje për të reformuar sistemin e drejtësisë dhe për të përmirësuar shërbimet juridike për gratë.
Sipas saj kjo ndihmon që gratë të kenë qasje më të lehtë në informacion ligjor dhe mbështetje kur përballen me sfida në kërkimin e të drejtave të pronësisë dhe trashëgimisë. Kosova ka një kornizë ligjore të mirë për të drejtat e grave në pronësi dhe trashëgimi, përpjekjet për të adresuar normat tradicionale dhe presionin social janë ende të nevojshme për të siguruar që gratë të kenë akses të plotë dhe të barabartë në pronat familjare.