Gjilan/Burri tenton ta marrë me zor vajzën nga gruaja me të cilën është ndarë, djali ndërhyn dhe mbron nënën

 Gjilan/Burri tenton ta marrë me zor vajzën nga gruaja me të cilën është ndarë, djali ndërhyn dhe mbron nënën

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në rrugën “Shote Galica” në Gjilan, më 9 korrik, por u raportua tek gjatë ditës së djeshme, nga një grua e cila e ka denoncuar ish-burrin e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, ngjarja kishte ndodhur pasi i dyshuari H.H., kishte shkuar te ish gruaja dhe ka tentuar ta marrë me dhunë vajzën e tyre. I dyshuari hasi në rezistencë pasi gruaja nuk e lejoi që ta marrë vajzën dhe kështu nisi zënka mes tyre.

Situata që u krijua në shtëpinë e saj krijoi shqetësim të madh te fëmijët, sidomos kur i dyshuari nisi ta ofendojë ish-gruan me fjalë të ndryshme, derisa ndërhyri djali i saj, 23-vjeçar. Ai u kacafyt me ish-burrin e nënës, duke tentuar ta mbrojë këtë të fundit.

Posa rasti është denoncuar në Polici, kanë dalë detaje të reja. I dyshuari H.H., ka dërguar dëshmi se si djali i ish-gruas dyshohet se e kishte kërcënuar kohë më parë. Kjo bëri që Prokurori i Shtetit të nxjerrë aktvendim ndaj dy të dyshuarve për ndalim prej 48 orësh dhe të nisin hetimet për rastin.

Të ngjajshme