Gjashtë raste të dhunës në familje raportohen gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit policor, një rast ka ndodhur në Lipjan ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
“Lipjan 08.10.2024-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Rasti tjetër ka ndodhur në Prishtinë, ku dyshohet se një person i ka shkaktuar dhunë psikike nënës së tij. I njëjti ndodhet në arrati dhe është duke u kërkuar nga policia.
“Prishtinë 08.10.2024-10:30. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar është duke i shkaktuar dhunë psikike. I dyshuari është në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, theksohet në njoftim.
Tutje, rasti tjetër ka ndodhur në Ferizaj, ku i dyshuari dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan me të cilën bashkëjetonte. Viktima nuk ka pranuar të marrë trajtim mjekësor.
“Ferizaj 08.10.2024-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftim.
Sipas raportit 24-orësh, një person në Klinë dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij por që nuk raportohet për të lënduar. Pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit palët janë liruar.
“Klinë 07.10.2024-17:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.
Ndërsa, në Gjakovë janë raportuar dy raste të dhunës në familje, ku në njërin prej tyre një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij, e në rastin tjetër një person dyshohet se duke qenë nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
“Gjakovë 08.10.2024-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raport.
“Gjakovë 08.10.2024-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./teve1.info/