Gazetari Rashiti fiton rastin në KMSHK ndaj Hodajt të FFK-së: Fitore e gazetarisë mbi krimin dhe korrupsionin
Shkrim nga Valon Rashiti:
Këshilli i Mediave të shkruara të Kosovës ka konstatuar se tekstet e mia për korrupsionin në FFK, për kriminalitetin që ndodhë aty nën direktivat e Agim Ademit dhe për dallavere të tjera, kanë qenë tekste profesionale, të faktuara, që raportojnë të vërtetën dhe se asnjë prej tyre nuk ka përbërë shpifje.
Jashtëzakonisht i lumtur për këtë fitore të gazetarisë mbi krimin e korrupsionin.
Për ata që nuk e dinë KMSHK është trupa rregulluese më kredibile e trajtimit të lëndëve për media, më saktësisht një Gjykatë e Mediave të Kosovë.
Përveç publikut, veçanërisht dashamirëve të sportit, që më kanë dhënë mbështetjetë pakursyer,
tashmë po konfirmohet edhe nga KMSHK se jo vetëm se tekstet ishin në rregull profesionalisht e përmbajtësisht, por edhe të nevojshme.Tash shpresoj se organet tjera në Kosovë të bëjnë punën e vet si KMSHK.
Besoj se duhet të vazhdohet me Odën e Avokatëve ku duhet t’i merret licenca Taulant Hodajt, i cili kundërligjshëm ka ushtruar funksionin e Sekretarit të Federatës.