Gara e “nxehtë” për Gjilanin – Hyseni pritet të rivalizohet nga Rashiti dhe Ismajli

Arbër Ismajli nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Riad Rashiti nga Partia Demokratike e Kosovës pritet të zyrtarizohen si kandidatë për kryetar të Gjilanit për ta rivalizuar kryetarin e tanishëm Alban Hysenin i cili do të garojë edhe një herë për të parin e kryeqendrës së Anamoravës.
Zerogjashtë merr vesh se Lutfi Haziri është tërhequr nga gara për të parin e Gjilanit, teksa LDK-ja do të tentoj ta rikthej këtë komunë me Ismajlin i cili gëzon respekt të madh të qytetarët që nga angazhimi i tij si nënkryetar i Gjilanit, sidomos në periudhën e pandemisë.
Në anën tjetër, sipas burimeve të Zerogjashtë,PDK-ja në Gjilan ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme lokale të garojë me Riad Rashitin si kandidat për kryetar komune.
Ish-Drejtori i Zhvillimit Ekonomik do të provojë të zgjidhet kryetar, pasi partia e tij shënoi rritje në Gjilan në zgjedhjet fundit nacionale.Në zgjidhjet lokale të vitit 2021, Alban Hyseni kishte marrë besimin e 21 mijë e 374 gjilanasve, duke e lënë pas kundër kandidatin e tij nga LDK, Lutfi Hazirin, për 859 vota më shumë. Ky i fundit pas tetë vjetësh qeverisje në Gjilan u mposht nga Alban Hyseni./Zerogjashtë/