Gagica ngushëllon familjen ???? me rastin e ndarjes nga jeta të afaristit, Selim Aliu

 Gagica ngushëllon familjen ???? me rastin e ndarjes nga jeta të afaristit, Selim Aliu

Kryetari i AAK-së në Gjilan Nazim Gagica ka ngushëlluar familjen e afaristit Selim Aliu.

Përmes një postimi në facebook ai ka theksuar se Njerëz të tillë i duhen vendit tonë, e kur ata ikin nga kjo jetë, lënë boshllëk të madh jo veç në familje por edhe në shoqëri.

Postimi i plotë:

I trishtë lajmi për vdekjen e njeriut të mirë e human, qytetarit të ndershëm e afaristit të suksesshëm gjilanas, Selim Aliu.

Njerëz të tillë i duhen vendit tonë, e kur ata ikin nga kjo jetë, lënë boshllëk të madh jo veç në familje por edhe në shoqëri.

Do ta kujtojmë si njeriun e veçantë e me plot vlera të larta.

Ngushëllime familjes Aliu, mikut tim Avdylit dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit.

U prehsh në paqe, Selim!

Të ngjajshme