Gagica i AAK-së prezanton kandidatin e radhës për Kuvendin e Komunës në Gjilan
Kandidati për kryetar të Gjilanit nga AAK-ja, Nazim Gagica ka prezantuar kandidatin e radhës për Kuvendin Komunal, Enis Syla.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gagica ka thënë se lista e AAK-së në Gjilan i ka dhënë hapësirë laramanisë profesionale dhe grupmoshave.
“Aktivist i kahershëm i Aleancës, Enis Syla nga sot është pjesë e ekipit tim “Aleanca me qytetarët” si kandidat për Kuvendin Komunal në Gjilan. Lista jonë i ka dhënë hapësirë përveç laramanisë profesionale, edhe grupmoshave të ndryshme, prandaj është listë që rikthen shpresën tek qytetarët”, ka shkruar Gagica.
Postimi i plotë:
Aktivist i kahershëm i Aleancës, Enis Syla nga sot
është pjesë e ekipit tim “Aleanca me qytetarët” si kandidat për Kuvendin Komunal në Gjilan.Enisi ka mbaruar fakultetin e Gjuhës Angleze. Garës për Kuvendin Komunal i ka hy me idenë e ndryshimit të politikave për rininë gjilanase.
Mirësjellja, pozitiviteti dhe idetë e bëjnë Enisin kandidat serioz dhe të nevojshëm për organin më të lartë të Komunës.
Lista jonë i ka dhënë hapësirë përveç laramanisë profesionale, edhe grupmoshave të ndryshme, prandaj është listë që rikthen shpresën tek qytetarët.
Urime dhe suksese Enis!
NG