Fusha te Shkolla “Selami Hallaqi” në Gjilan rritet dhe bëhet me bari sintetik
Qytetit të Gjilanit i është shtuar edhe një fushë me bari sintetik e në të cilën do të mund të zhvillohet e luhet futbolli i madh.
Dikur, bartëse e aktiviteteve të sporteve të ndryshme në kohë të okupimit, Shkolla Fillore “Selami Hallaqi” pati rëndësi të madhe në mbijetesën dhe zhvillimin e sportit e më pas aty lindën edhe shumë talente, sidomos të Shkollës së Futbollit, kurse tashti, pikërisht në atë vend është duke u punuar me të madhe dhe fusha e vogël po zgjerohet dhe po adaptohet për t’u luajtur futbolli i madh. Sipas parashikimeve kjo fushë do t’i ketë mbi80 metra gjatësi dhe 40 gjerësi,
që është e mjaftueshme që aty të luajnë kategoritë e reja.Pa dyshim se një kontribut të madh në realizimin e këtij projekti e kanë edhe deputeti Luan Aliu, i cili që nga fillimi e ka shtyrë këtë projekt përpara, mandej profesorët e kulturës fizike dhe sportit në SHF “Selami Hallaqi” Veton Xhemajli e Afrim Mehmeti, sikurse edhe të gjithë punëtorët që në këto ditë me vapë po punojnë në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Ndryshe, këshilltari komunal, Arbër Musliu, nga radhët e VV-së, ka theksuar se kjo fushë ka një rëndësi të veçantë në historinë sportive të Gjilanit, duke qenë vendi ku shumë sportistë filluan karrierën e tyre. “Shumë gjenerata kanë kaluar një pjesë të jetës së tyre sportive në këtë fushë. Ishte një vendtakimi i përditshëm për të rinjtë, nxënësit, mësuesit, sportistët dhe dashamirët e sportit.