FOTO | U zhduk një ditë pasi u lirua nga burgu, me vete dyshohet se kishte rreth 80 mijë franga
Musah Hamiti, 66 vjeçar, i cili është nga Gjilani, para pak ditësh është zhdukur.
Demokracia.com nga burime brenda institucioneve të sigurisë ka mësuar se zhdukja e tij është raportuar në Policinë e Kosovës nga bashkëshortja e tij.
Musah Hamiti dyshohet se kishte me vete rreth 80 mijë franga zvicerane në momentin kur është zhdukur në rrethana ende të paqarta.
Zhdukja e tij është raportuar në Policinë e Kosovës para 6 ditësh, më 10 janar 2024.
Hamiti, siç mëson Demokracia.com, ishte liruar nga qendra e paraburgimit në Hajvali vetëm një ditë para se të zhdukej.
I zhdukuri mësohet se ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe psiqike.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i krimeve të rënda.
Institucionet e sigurisë janë duke i zhvilluar hetimet dhe kërkimet për gjetjen e tij. /Demokracia.com/