Filloristët e SHFMU “Mulla Idris Gjilani” vizitojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës

Ndonëse, jemi në prag të “Ditës së Fëmijëve” (1 qershori) dhe me qëllim të realizimit në plotni, të plan-programit mësimor, në kuadër të fushës “Shoqëria dhe Mjedisi”,
Sot, më datë, 27.05.2024, nxënësit tanë, nga klasët 7, 8 dhe 9, vizituan Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ky aktivitet u organizua nga mësimdhënësit: Zaim Zymeri dhe Avni Maliqi, e në përkrahje dhe koordinim të plotë me drejtoreshën e shkollës, Sevdije Sadiku.
Gjatë kësaj vizite, nxënësit tanë ishin pjesë e punëtorisë “Qeverisja e hapur”, organizuar nga Kuvendi, në kuadër të programit “Demos – ti”, me ç’rast, bashkëbiseduan me deputet, u njohën edhe më shumë me punën,rolin dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit,
etj.I falënderojmë shumë nxënësit për, edukaten, vlerat, qëndrimet dhe nivelin e përformancës që treguan, si në sjellje ashtu edhe për angazhimin e tyre, në punëtoritë që u zhvilluan aty. Të cilët përveç përvetësimit të njohurive shtesë, na përfaqësuan denjësisht, e lanë gjurmë të mira. Kurse, neve si shkollë na bënë krenar!
Falënderojmë deputetët dhe zyrtarët e Kuvendit të cilët ndanë kohën për ne, e të cilët u përgjigjën në interesimin e madh të nxënësve lidhur me aspekte të ndryshme, përmes pyetjeve. Në veçanti, falënderojmë deputeten Blerta Deliu Kodra dhe Arbëresha Kryeziu (për mbështetjen).
Gjithashtu, falënderojmë edhe mësimdhënësin Arsim Smërqaku dhe psikologen e shkollës, Nerxhivane Shabani, për përkrahje dhe mbështetje.
Në fund, si rezultat i aktivitetit, ideve dhe angazhimit të nxënësve nga punëtoria, nxënësit tanë me punimet e tyre kontribuuan në pasurimin e gazetës së Demos-it.
