Feniksi nuk është ndryshe! – Bejtullah Kqiku – Bejta Commerce

 Feniksi nuk është ndryshe! – Bejtullah Kqiku – Bejta Commerce

Përkujtim për gjyshin Bejtullah Kqiku – Bejta Commerce

Përvjetori i pesëmbëdhjetë i vdekjes së kolosit të madh të Anamoravës

Bejtullah Kçikut

Sot më 11 Gusht 2021, bëhen 15 vite kur ndërroi jetë njëri nga humanistët më të mëdhenjë jo vetem të regjionit të Gjilanit por edhe më gjerë, Bejtullah Kçiku.

Gjyshi Bejta u lind më 10 Shkurt 1943 në fshatin Velegllavë të Dardanës, nga babai Ademi dhe nëna Fahrija. Katër klasët e para i kreu në periudhen 1951/1955 në vendlindje.

– Në vitin 1959 i vdes babai dhe tërë barra e familjes i bie mbi supe në moshën 16 vjeqare.

– Më 1960 shkon për të punuar në Vojvodinë, dhe po at vit kthehet dhe fillon të merret me shitjen e druve për djegie.

– Ne vitin 1964 shpërngulet në Gjilan, fillimisht duke qëndruar me banim tek dajet e tij derisa ndërton shtëpinë.

– Në vitet 1966/1967 punon si taksist në Gjilan me makinën e tij të tipit Moskwich.

– Ne vitin 1967 fillon punën në ndërmarrjen transportuese “Kosovatrans” si shofer autobusi dhe per 14 vjet me rradhe deri me 1986 mban vijen Gjilan-Beograd punë e cila gjithashtu i mundësonte që të jetë shofer edhe ne vijat ndërkombëtare si Turqi, Itali, Siri, Spanjë, Rumani etj, udhëtime dhe ekskurzione qe organizoheshin qoftë për nxënës, studentë apo puntorë.

– Ne vitin 1990, Bejta hap ndërmarrjen private, që kishte 4 autobusë pronë të tij, dhe 2 në shfrytzim – me qera.

– Ne vitin 1992 Bejta hap deponë e materialit ndërtimor ne Përlepnicë skaj rruges Gjilan-Bujanoc ku punëson 12 puntorë.

Në truallin e blerë skaj rrugës Gjilan–Ferizaj në vitin 1994 planifikoi të ndërtonte një punëtori të përpunimit të drurit dhe deponinë e materialit ndërtimor por hasi në pengesa nga pushteti i atëhershëm duke prolonguar për një vit, e në të cilën punoi për katër vjet me radhë 1995/99, ku kishte të punësuar 33 punëtorë.

Gjatë kësaj periudhe ndërmarrja Bejta Commerce që e udhëhiqte Bejta kishte ngritjet dhe rëniet e veta por Bejta kurrë nuk u dorëzua para sfidave të kohës sepse ushqehej me një optimizem që vetëm njerëzit e sinqertë e me zemër të madhe mund ta kenë.

Bejta ishte edhe organizator i takimeve te vendlindjes ku me 1992 per nder te Luftes se Velegllaves moren pjese mbi dy mijë vetë.

Duke e parë jetën e padurueshme nën pushtetin okupator serb si shumë bijë e bija të kësaj toke edhe Bejta u kyq në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Më 11 Shkurt 1998 kontaktoi udhëheqësit e UÇK-së në Gjilan, siç pohonte Bejta kërkohej kontributi im dhe e bëra thotë vetëm një pyetje: Ju lutem më thoni është vetëm një UÇK apo dy e tri siç po flitet në qarqet e ndryshme? Përgjigjen e mori se është vetëm një UÇK e vetme dhe ska tjetër, atëherë Bejta ishte përgjigjur, jam në shërbim të saj jo vetëm unë po e tërë familja.

Më 22 Qershor 1998 pas kontaktit që kishte me Sadikun , Abdullahun , Sherifin dhe një tjetër nga Shtimja që e quanin Miftar Kurti e që tani thotë Bejta e dijë kush është dhe buzëqesh , si duket i kishte përcjellë UDB-ja dhe pasoi bastisja , rrahje e maltrtime por Bejta nuk u gjunjëzua kurrë!

Për ti treguar shokët u kërcënua edhe me vrasje të djemëve por kjo nuk e ligështoi , ia shtoi edhe më shumë vullnetin për të punuar.

Më 28 Mars 1999 në mesnatë serbët granatojnë shtëpinë dhe objektet përcjellëse, ku gjindej edhe Bejta me djalin Basriun dhe fqiun, tani të ndjerin Mehmet Shkodra.

Bejta punoi shtretërit për bashkëluftëtarët e tij të ZOK, siguroi ushqime e veshmbathje , makina dhe pjesë rezervë për makinat e UÇK-së.

Pas mbarimit të luftës Bejtës serbët ia kishin vjedhur dhe djegur te gjitha ato qe i kishte nga puna e pandalshme per disa vite.

Por si feniksi, Bejta i përvesh mangët prapë duke filluar nga zeroja, por me një angazhim të madh dhe kryesisht me mjete vetanake, ndërton gurëthyesin/guroren në afërsi të Gjilanit (fshati Parallovë) i cili kishte edhe repartin e ngjitësit të qeramikes dhe prodhimin e mallterit (llaqit) të gatshëm.

Në vitin 2002 , veprimtarinë e vet e zgjeron edhe me ndërtimin e ,,Linjes për prodhimin e ujit natyral dhe të gazuar ,,Ola’’.

Më 2005 ndërton gurthyesin modern të andeziteve si material për shtresën e sipërme të asfalit në Kishnicë.

Fal sukeseve dhe rezultateve të mira të arritura të kësaj kompanije, si dhe menaxhimit të kujdesëshëm të pronarit Bejtullah Kçikut në këte aspekt në asnjë moment nuk ka munguar kujdesi ndaj nevojtarëve të ndryshëm, duke perfshire familjet skamnore, familjet e dëshmorve, TMK-në , minatoret e Artanes , institucionet shkollore,kulturën, rininë, sportin dhe shume institucione tjera.

Bejta do të jetë në kujtesën e të gjithë atyre që në një mënyrë apo tjetër kishin mundësi ta takonin, por do të jetë edhe frymëzim për gjeneratat e reja se si duhet punuar e luftuar për atdhe.

Këtë më së miri e vërteton investimi i djemëve të tij Adem Kqiku e Basri Bejtë Kqiku të cilët edhe pas vdekjes së babait tregojnë se bijtë e kujt janë, me ndërtimin e Bazës së re të Asfaltit mu aty ku e kishte menduar Bejta me herët.

Në vitin 2010 kompania “Bejta Commerce” e blen nga Shteti – AKP , ish Gurthyesin më të madh në Kosovë të Gllamës në Gjilan, ish pronë e NSH “Morava e Binçës”, dhe në vitin 2015 heq Gurthyesit në Kishnicë dhe Parallovë dhe fokusohet vetëm në Gllamë.

Puna dhe sukseset e familjes, djemve Basriut dhe Ademit dhe vajzave qe i ndihmuan qe nga fillimi dhe nipat e mbesat qe sot po korrin suksese te ndryshme pa dyshim që e bëjnë krenar dhe mbushin plot e perplot lumturi Bejten.

Bejtullah Kqiku nuk jeton më. Ai tash pushon i qetë, por vepra e tij humane nuk harrohet për jetë. Dhe, thonë, njerëzit e mëdhenj, bëjnë vepra të mëdha. Edhe Bejtullah Kqiku, 63-vjeçar, nga Gjilani, ndonëse na mungon, vepra e tij jeton dhe është e “gjallë”. Ai nuk punoi vetëm për vete, por edhe për të tjerët. E pati zemrën e madhe. Ai ishte një njeri që e deshi punën dhe njerëzit.

Bejta ka ndihmuar me qindra e mijëra familjarë skamnorë, familje luftëtarësh, dëshmorësh, ka ndërtuar rrugë, shkolla, ambulanca, por ka dhënë shumë edhe për botimin e librit shqip, ku e mori epitetin “Miku i madh i librit”.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, u preftë në paqe, i përjetshëm kujtimi për Bejtulla Kqikun!

Datë 11, Gusht 2021

New York,

USA

Arlind Alidema

Të ngjajshme