Federata e Basketbollit me telegram ngushëllimi për vdekjen e ish-basketbollistit, Ergin Sherifi
Federata e Basketbollit të Kosovës i ka dërguar familjes Sherifi telegram ngushëllimi.
Telegram Ngushëllimi për familjen Sherifi
E nderuar Familja Sherifi,
I dashur komunitet i basketbollit,
Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Ergin Sherifit.
Vdekja e tij është e rëndë për komunitetin e basketbollit, ku ai shërbeu me dekada të tëra.
Sherifi ka qenë basketbollist i Dritës nga viti 1975 deri në vitin 1982.
Më pas në kohët e vështira ishte edhe gjyqtar nga viti 1986 deri më 1990 dhe njihej si një gjyqtar me respekt të jashtëzakonshëm.
Po ashtu ishte edhe trajner i basketbollit, nga viti 1991 deri më 1998, kursenë edicionin 1996-97,
e kishte shpallur Dritën kampion të Kosovës.Ergini pasluftës rikthehet sërish si gjyqtar në basketbollin e Kosovës, nga 1999 deri më 2014, kurse më pas ishte vëzhgues.
Për kontributin e tij, FBK e kishte nderuar me mirënjohje.
Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Sherifi dhe gjithë komunitetin e basketbollit.
Me Respekt,
Arben Fetahu,
Kryetar i FBK-së