Enver Hasani: Kurti në Bruksel vec i ka nervozu ndërmjetësuesit më shumë, kurgjo tjeter!

 Enver Hasani: Kurti në Bruksel vec i ka nervozu ndërmjetësuesit më shumë, kurgjo tjeter!

Prezantimin e Kosovës me fusnotë e qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti karshi përfaqësuesit të lartë të BE-së e kanë kritikuar partitë në opozitë.

Duke ia përmendur Kurtit qëndrimet e mëparshme lidhur me fusnotën, PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja e konsideruan paraqitjen e së martës të kryeministrit në Bruksel jo të duhur. Por, ndryshe nga ta mendojnë nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Me kritika është pritur në Kosovë pjesëmarrja e kryeministrit Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim-Asociimit në Bruksel.

Partitë në opozitë të mërkurën kanë thënë se paraqitja e Kurtit e qasja e tij ndaj BE-së nuk është e duhura.

Abelard Tahiri i PDK-së ka thënë se Kurti është dashur ta ngrijë si çështje përfaqësimin e Kosovës pa fusnotë e jo të prezantohet me të.

“Po shihet se zotëri Kurti s`ka pas as kurajën dhe mundin me ngritë këtë çështje. E ka marrë si të mirëqenë sic kanë vazhduar gjithë kryeministrat e tjerë. Kur so e gjykojmë nga e thëna në të bërë për zotëri Kurtin qëndron një mal i tërë”, ka thënë Tahiri.

Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nga fillimi ka pasur qasjen e gabuar karshi procesit të dialogut.

“Sa i përket takimit të djeshëm mendoj që ajo sjellje nuk ka qenë e duhur, duhet të jemi sa më të matur kur kemi të bëjmë me përfaqësuesit e BE-së sepse ajo përplasje dipomatike nuk na bënë nder”, ka deklaruar deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

Të ngjajshme