Ekzistojnë vetëm dy vendime të drejta, mbetesh deri në fund ,ose largohesh me kohën ..!
Shkruan:Enver D.HALILI
( Dedikuar doktorrit tê driblingut , Litbarskit të Kosovës, asistuesit maestral, e ikonës së
Qytetit të futbollit Gjilanas z.Nehat Osmanit)
Pas çdo personaliteti të madh qëndron një kaptinë e jetës së madhe, e njeriu e ka këtë zgjedhje, që përpos ta jetoj, edha ta ndjeki atë rrugëtim
Njeriu është i lirë vetëm atëherë kur jeton ëndërrat e veta, e jo dëshirat e huaja !
Prandaj kurrë mos u anko për vështërsitë në jetë, sepse Zoti ju jep rolet më të vështira, njerëzve më të fuqishëm, sepse është i vetëdijshëm se mund t’ia kryejnë detyrat me sukses
I lindur më 8 nëntor të vitit 1960,
në qytetin e GjilanitI martuar me z.Ismete Shabani-Osmani, janë prindër té dy djemve Artirit e Norikut
Është Inxhinier i diplomuar i Elektroteknikës dhe Kompjuterikës,
Maestro në fushë, zotri jashtë fushe
Karrierën futbollistike e ka filluar në vitin 1972, qysh në moshën 12 vjeçare, ishte Reprezentues i Përfaqësuesës të Kosovës në kategorinë e
Pionerëve, pastaj në moshën 15 vjeçare ishte prap Reprezentues i Kosovës në kategorinë e Juniorëve , që përfshiheshin deri në moshën 18 vjeçare, në moshën 19 vjeçare pjesë e U-21 ,gjithashtu edhe i përbërjës “A” të Kosovës
Vitin 1980 transferohet tek KF” Prishtina”
Ku luajti me disa futbollistë të “Gjeneratës së Artë”të Prishtinës
Pastaj kthehet tek C.Zvezda” si kapiten, e lider me bashkëlojtarët e tij bëhën Kampion, dhe inkuadrohen ne Ligën e Dyte Federative në shtetin YU.
Pra çdoherë ekziston vendi ku e le një pjesë të madhe të vetvetës, dhe ku kthehesh kohë pas kohë për të parë a je aty, kurse simpatizuesit të shohin në mungesë të cilësisë të pozitës, e numrit që bartnit ju deri sa luanit !
“Litbarski i Kosovës,”ishte doktorr i driblingut,
dashuria e Nehatit për lojën gjithënjë gjente rrugën për të përparuar, e ngritur në piadestalin më të lartë të kohës !
Krahas vlerave e atributeve me horizonte personale, ishte lider, e kapiteni i skuadrës !
Topi i tij kur pasohej sikur kishte sy, e jehon muzikaliteti,,efet e tij ishin bukuri e veçant për syrin e njerëzve me shije futbolli !
Z.Nehati lexonte libra, lexonte shtypin ditor, por mbi të gjitha lexonte, e dirigjonte lojén në mënyrë perfekte, luante e shkruante vargje poetike me top, sa që shumica e kundërshtarëve nuk e lexonin dot !
Dhe gjithçka ka ndodhur atëbotë, sepse ti ke dëshiruar të ndodhi, ashtu siç të ndodhi, në rrugëtimin e karrierës futbollistike !
Vitin 1986 kalon në rradhët e Minatorëve , pra në KF”Trepça” nga Mitrovica, që gjithashtu garonte në Ligën e Dytë Federative të shtetit YU, sikur kapaciteti e vlera jote gjithnjë ka kërkuar rang më të lartë garash !
Më 1987 përsëri rikthehet në folenë e vet në Gjilan, pastaj në kohën e Rezistencës ishit me shokë një nder klubet e para që braktisët garat që luheshin nën tutelen e okupatorit
Pastaj jep kontributin maksimal edhe në organizimin e rezistencës si Ligë e Pavarësisë !
Fanella me numrin 8 (tetë) ishte e dedikuar për këtë mesfushor maestral , ose pakerin e lojës se skuadrës.
Kur shkatërrohet besimi, mendoj se kërkimfalja nuk ka më kuptim, se nuk do të thotë asgjë !
Futbolli është lojë e shënimit të golave, e golat duhet dikush ti asistoj, e ti bej gati, e këtë e bënte më së miri z. Nehati, në mënyrë perfekte , dhe prandaj ku luante Nehati ,skuadra fitonte.
Unë mendoj mik,se sfidat, e tua të kaluara me punë kanë lënë gjurmë në futbollin gjilanas, dhe të Kosovës, pra ti e ke bërë për dashuri ndaj lojës së futbollit, e me lojën tënde të bukur ke bërë shumë persona të lumtur, dhe prandaj jeta e jote ka kuptim .sepse ti i ke dhënë kuptim
lojës, e jetës, o vizionar i mesfushës futbollit ,
Mund të ndrroj dikush né fushën e blertë , por kurrë nuk do të mund të zavendsojnë !
Pleqëri të mbarë o miku I’m fisnik z.Nehat Osmani