Ekzekutohen sot pagat në sektorin publik, Murati: Secili do të përfitojë 6.8 euro më shumë
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se sot do të ekzekutohen pagat në sektorin publik, për herë të parë me ndryshimet në shkallët tatimore.
Kësisoj, Murati tha se të ardhurat deri në 250 euro janë të liruara nga tatimi.
“Pagat në sektorin publik sot ekzekutohen duke aplikuar shkallët e reja të tatimit në të ardhura personale, ku 250 eurot e para janë të liruara nga tatimi”, tha Murati.
“Si rezultat i këtij ndryshimi, secili punonjës në Kosovë, nga ky muaj e tutje do të paguajë më pak tatim, e rrjedhimisht do të marrë pak më shumë pagë neto.”
Duke llogaritur përfitimet e punëtorëve,ai tha se në tërësi bëhet fjalë për 2.
3 milion euro në muaj më shumë paga neto sesa në muajin paraprak.“Përfitimi mujor prej 6.8 euro apo vjetor prej 81.6 euro dikujt mund të mos i duket shumë, mirëpo nëse e shohim në tërësi, janë rreth 2.3 milion euro në muaj apo rreth 27 milionë euro në vit, që nuk do të mblidhen si tatim nga shteti por do të mbesin në xhepat e qytetarëve”, tha Murati.
Enver Hasani: Kurti në Bruksel vec i ka nervozu ndërmjetësuesit më shumë, kurgjo tjeter!
Prezantimin e Kosovës me fusnotë e qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti karshi përfaqësuesit të lartë të BE-së e kanë kritikuar partitë në opozitë. Duke ia përmendur Kurtit qëndrimet e mëparshme lidhur me fusnotën, PDK-ja,
Departamenti amerikan i Shtetit kërkon shtyrjen e zbatimit të vendimit për ndalimin e dinarit serb në Kosovë
Departamenti amerikan i Shtetit tha se janë thellësisht të zhgënjyer dhe kundërshtojnë planet aktuale të Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për kufizimin e qarkullimit të valutave të huaja, përfshirë dinarin serb.
Dënohen me 750 euro gjobë tre të akuzuarit për vjedhjen e një pule në Prizren
Janë dënuar me 750 euro gjobë pasi në kotecin e të dëmtuarit A.F. kanë marrë një pulë. Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, për këtë veprim secili nga të akuzuarit janë dënuar me nga 250 euro gjobë.
“The Sun” e quan Ksamilin “Maldivet e Evropës”
Plazhet e Shqipërisë jo rrallë herë janë renditur nga media ndërkombëtare në mesin e vendeve që duhen vizituar nga turistët. E fundit erdhi nga mediumi britanik “The Sun”, i cili e cilësoi Ksamilin si “Maldivet e Evropës”.
Gjilan, 19-vjeçari që vdiq në vendin e punës dyshohet se ka rënë në hinkë të mbushur me beton
Inspektorati i Punës ka bërë të ditur se punëtori që vdiq të hënën në vendin e punës në fshatin Budrikë të komunës së Parteshit, në afërsi të Gjilanit, dyshohet se ka rënë në një hinkë metalike të mbushur me beton. Në
Kush ishte Selami Jashar Hallaçi - ( 1919 - 1944 )
Selami Hallaçi lindi më 3 Prill të vitit 1919 në Rahovicë të Preshevës. Rridhte nga një familje e varfër e Jashar Hallaçit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ku u dallua si nxënës i shkëlqyeshëm, më pas mësimet i vazhdoi në
Tejkalim i parregullt në Gjilan, shoferi dënohet me 200 euro dhe 3 muaj ndalim vozitje
Njësiti rajonale i trafikut rrugor Gjilan falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili gjatë drejtimit të automjetit në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, në bazë të video incizimi të pranuar në E-mail
Unejs Murseli - ndër më të mirët në ''OLIMPIADËN MATEMATIKE TË GJILANIT''
Sot, më 25 Nëntor 2023 në garën ''Olmpiada Matematike e Gjilanit'' , që organizohet nga Drejtoria Komunale e Arsimit DKA - Gjilan, nxënësi i klasës së 8/1, Unejs (Agron) Murseli zuri vendin e dytë, në kategorinë e klasëve të
V.d.e.s gruaja më e vjetër në Viti në moshën 108-vjeçare
Një grua nga Vitia ka ndërruar jetë në moshën 108-vjeçare, duke qenë kështu gruaja më e vjetër në këtë komunë dhe rrethinë që ka arritur këtë moshë. Metije Zeneli vdiq dje dhe u varros në fshatin Beguncë të Vitisë,
𝟏𝟎𝟎-𝐯𝐣𝐞ç𝐚𝐫𝐢 që refuzon të “𝗵𝗲𝗾ë 𝗱𝗼𝗿ë” nga ushtrimet ditore në klubin e fitnesit
Les Savino festoi ditëlindjen e tij të 100-të në gusht. Ai shpenzon tre orë në qendrën e fitnesit YMCA të Hanoverit, pesë herë në javë. Les Savino ka qenë klient i rregullt i klubit të fitnesit që nga viti 1983, shkruan Fox43