Ekipi i matematikanëve të rinj të Gjilanit, arriti rezultate solide në OMK 2024
Sot më 06.01.2024, Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (ShMK) shpalli rezultatet përfundimtare të Olimpiadës Matematike të Kosovës – OMK 2024, të mbajtur më 23.12.2023 në Prishtinë.
Ekipi i matematikanëve të rinj të Gjilanit, në një konkurencë tejet të fortë, i arriti këto suksese:
– Nxënësi Leart Isufi , kl. 8, ShFMU “Selami Hallaqi”, vendi III dhe kualifikohet të marrë pjesë në IMO TST 2024
– Nxënësja Lejla Pajaziti, kl. 8, ShFMU “Rexhep Elmazi”, kualifikohet të marrë pjesë në EGMO TST 2024
– Nxënësi Besnik Haziri, kl. 10, Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”, vendi III dhe kualifikohet të marrë pjesë në IMO TST 2024
– Nxënësja EraJanuzi,
kl. 12, Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”, vendi IV si dhe kualifikohet të marrë pjesë në IMO TST 2024 dhe në EGMO TST 2024– Ju urojmë shumë suksese këtyre fituesve dhe fituesve të tjerë nga mbarë Kosova, në testet kualifikuese TST, për përzgjedhjen e ekipeve të Kosovës për pjesëmarrje në EGMO 2024 në Gjeorgji dhe IMO 2024 në Mbretërinë e Bashkuar!
Festim Shkodra, koordinator i ekipit të Gjilanit