Edhe Hajredin Kuçi pjesë e mbrojtjes së Kadri Veselit në Hagë
Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është bërë pjesë e mbrojtjes së ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Kjo u konfirmua nga avokati i Veselit, Ben Emmerson.
Kuçi është parë brenda sallës ku po mbahet konferenca për ecurinë e çështjes ku krahas Veselit akuzohen ish-presidenti i vendit, Hashimj Thaçi, ish-kreu tjeter i Kuvendit, Jakupt Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi. Katërshja akuzohet për krime lufte.