E mrekullueshme, Rita Selimi nga Zhegra mbrojti doktoraturën në Universitetin e Amsterdamit

Rita Selimi është një nga shumë ish nxënëset e SHFMU : “Agim Ramadani”,në Zhegër e cila me punë e përkushtim arriti majat e suksesit në fushën e shkencës!
Rita mbrojti doktoraturën në Universitetin e Amsterdamit duke marrë titullin Doktor Shkence.
Në punimin e saj të doktoratës “Kosovar Youth Correctional Institutions from the Prospect of Rehabilitation”, hulumtoi se si institucionet korrektuese në Kosovë mund të rehabilitojnë efektivisht të burgosurit dhe të reduktojnë recidivizmin.
Punimi i doktoratës së Ritës hulumton se si institucionet korrektuese në Kosovë mund të rehabilitojnë efektivisht të miturit e burgosur dhe mënyrat për reduktimin e recidivizmit, duke theksuar rolin e klimëssë grupit,
edukimit dhe programeve mbështetëse pas lirimit. Hulumtimi ofron një kornizë të përshtatur kulturalisht për përmirësimin e praktikave rehabilituese dhe formësimin e politikave të drejtësisë për të miturit në Kosovë.“Të dashur nxënës, studentë ju inkurajoj të vazhdoni përpara, edhe në situata kur është vështirë t’ja dalim”, është moto e Ritës.
Të rinjtë dhe të rejat si Rita janë themeluesit e së ardhmes sonë dhe kolektivisht, feneri i shpresës për përmirësimin e botës sonë.
Aktualisht Rita Selimi punon si Asistente në Departamentin Punë Sociale në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”
Faleminderit Rita që po na jep këtë ndjenjë të mire për tu krenuar me sukseset tua në fushën e shkencës!/Zhegra.info