E dhimbshme: U αksidentua dy javë më parë në Malishevë, 55-vjeçarja ndërron jetë në spital
Një aksident i rëndë kishte ndodhur para dy javësh në fshatin Mirushë të Malishevës, ku si pasojë ishin lënduar shtatë persona. Njëra nga to ka kishte marrë lëndime të rënda dhe ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë bërë me dije se viktima nuk ka arritur që të përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për 55-vjeçaren, Afërdita Gashi.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërkohë lajmin e kobshëm e kanë dhënë edhe familjarët e të ndjerës, të cilët kanë bërë me dije se Afërdita ishte motër dëshmori.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi, para pak orëve ndërroi jetë motra ime Aferdita Gashi nga Kijeva Malishev, e cila dy jav më par u aksidentua ne fshatin Mirush- Malishev, oj motra ime oj motra e Dëshmorit do na mungosh gjithmonë por do bashkohesh me tre vëllezrit e tu te ndjer, por na mbetem të pikëlluar, Zoti të past dërgu në xhenet, o motra ime….”, thuhet në njoftim.