E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi ra në ashensorin e banesës

 E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi ra në ashensorin e banesës

Një ngjarje tragjike ndodhi të enjten në Prizren, ku një grua humbi jetën pasi dyshohet se ra në ashensorin e banesës. Viktima nuk arriti t’iu bëjë ballë lëndimeve të rënda dhe vdiq para disa orësh në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se ky rast ka tronditur familjen Vejseli, kur e morën vesh lajmin e hidhur për vdekjen e Haxheres, 47-vjeçare.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren, me ç’rast u bë e ditur se mjeku në spital e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Ju informojm se me datë 20.06.2024, rreth orës 20:50 kemi pranuar një informat për nje person të lënduar të dërguar nga Urgjenca në Emergjencen Spitalore. Pasi patrulla është angazhuar në rast, është vërtetuar që rasti kishte ndodhur në Prizren, deri te incidneti kishte ardhur pasi viktima kishte thirrur liftin për ta përdorur, dera e liftit ishte hapur dhe viktima kishte rënë në hapsiren e liftit nga kati i dytë dhe për pasoj viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima nuk ka mundur tu përballoj plagëve dhe kishte ndërruar jetë, nga mjekët e Emergjences êshtë konstatuar vdekja e personit H. V., femër, lindur me 1977 me banim në Prizren. Policia po heton rastin dhe do të veprohet sipas udhëzimeve të prokurorit.”

/GazetaSinjali/

Të ngjajshme