“Dua t`i përqafoj gruan dhe nipat” – historia e burrit që i ngjiti të të dy krahët
Një burrë, i cili iu nënshtrua transplantit të parë në botë të të dy krahëve dhe shpatullës, deklaron se tashmë mund ta përkul bicepsin e tij dhe mezi po pret të jetë në gjendje të përqafojë gruan dhe nipat e tij.
49-vjeçari Felix Gretarsson i humbi të dy krahët në një aksident, ku ra në kontakt me energjinë elektrike, në vitin 1998, ndërsa përpiqej të rregullonte një defekt në linjë.
Transplanti historik që zgjati për 15 orë u krye në spitalin Edouard-Herriot në Lyon të Francës, në janar të këtij viti, ku morën pjesë dhe mjekë nga 5 spitale të ndryshme.
Pas aksidentit,
mjekët e vendosën Gretarsson në koma për tre muaj dhe kryen 54 operacione, duke përfshirë heqjen e krahëve të tij të djegur rëndë.Ai filloi të abuzonte me ilaçe dhe alkool për të përballuar dhimbjen nga kjo fatkeqësi. Felix iu nënshtrua dy transplanteve të mëlçisë në më pak se një vit, përpara se të njihte kirurgun e njohur botëror Jean-Michel Dubernard, i cili i dha shpresë se një transplantim i krahëve ishte i mundur.
Dubernaud, i cili vdiq në fillim të këtij muaji, njihej për kryerjen e transplantimit të parë të dorës, transplantimit të parë të të dy duarve dhe transplantimit të parë të pjesshëm të fytyrës.