Drenicaku ia vjedh motrës shporetin dhe lavatriçen, e më pas i shet
Një person është arrestuar në Skenderaj për shkak të vjedhjes.
Sipas policisë, i dyshuari kishte vjedhur dhe më pas shitur një shporet elektrik dhe një makinë për larjen e rrobave, të motrës së tij.
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj për shkak të vjedhjes dhe mosrespektimit të urdhërit mbrojtës.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar për shkak se kishte vjedhur dhe më pas i kishte shitur një shporet elektrik dhe një makinë për larjen e rrobave, të cilat ishin pronë e motrës së tij.
Përveç vjedhjes, më parë i dyshuari kishte kanosur vëllain dhe babain etij,
për çfarë edhe kishte pasë edhe urdhër mbrojtës ndaj familjarëve të tij, të cilin nuk e kishte respektuar.Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Skenderaj, 17.01.2022 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte vjedhur dhe më pas shitur një shporet elektrik dhe një makinë për larjen e rrobave, pronë e motrës së tij . I dyshuari përveç vjedhjes më parë kishte kanosur vëllain dhe babain e tij për çka kishte pas edhe urdhër mbrojtës ndaj familjarëve të tij, të cilin nuk e kishte respektuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.