Kush është Dr.sc.Mejdi D.Elezi?
Lindi në fshatin Livoç i Poshtëm të Giilanit: më 20 gusht 1944.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollën e mesme (gjimnazin) e kreu në Gilan, më 1962.
Ne vitin shkollor 1962/63 u regjistrua student i dhe rregullt në Fakultetin Filozofik të Prishtinës – Dega e Historisë, ku edhe diplomoi, më 1967.
I etshëm për thellimin e njohurive në shkencat e historisë, në vitin 1971/72, po në këtë fakultet, i regjistroi edhe studimet pasuniversitare, ku dhe magjistroi në qershor të vitit 1977, me temën: “Hasi i Prizrenit në Lëvizjen Nacionalçlirimtare 1941-1943”. Në dhjetor të vitit 1985, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës e mbrojti me sukses edhe disertacionin e doktoratës: “Formimi dhe veprimtaria e partive politike-borgjeze në Kosovë, me vështrim të veçantë për “Xhemijetin” 1918-1929″.
Pas kryerjes së fakultetit dhe të shërbimit ushtarak për 11 vjet rresht punoi profesor i lëndës së Historisë në Shkollën normale “Dimitrije Tucoviqi” të Prizrenit. Në vitin 1979 zgjedhet profesor i lëndës së Historise së përgjithshme I dhe II në Shkollën e lartë pedagogjike “Bajram Curri” të Gjakovës. Në këtë titull, është zgjedhur edhe disa herë në këtë shkolle, punon edhe sot.
Dr. Sc. Mejdi Elezi, krahas punës me studentë dhe të obligımeve tjera në shkollë dhe jashtë saj, u mor edhe me punë profesionale-shkencore. Deri më tash ka botuar këto punime:
1.Elementet e presionit ekonomik, politika e terrorit dhe e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës (sipas gazetës “Hak”, organ i “Xhemijetit”), “(Buletini” nr.3,SHLP “B.Curri” Gjakovë, 1995.
2.Jeta ekonomike, rrethanat shoqërore-politike dhe kulturore e ctrsimore në HaSin e Prizrenit, 8jatë viteve 1918-1945, “Buletini nr.8, SHLP, Prizren, 1976.
3.Formimi i çetës partizane të Hasit dhe operacionet e saja, (?).
4.Idetë internacionaliste të “Dimitrije Tucoviqit”, “Buletini”, nr.6, i Shkollës Normale “Dimitrije Tucoviq” të Prizrenit (me rastin e 20- vietorit të themelimit të saj), Prizren, (?).
5.Zgjedhjet parlamentare në Kosovë më 1925 dhe 1927 dhe partitë politike borgjeze, “Buletini”, nr.2, SHLP “B.Curri”, Gjakovë. 1977.
Përveç këtyre punimeve, ka botuar edhe tekstin shkollor:
1.Historia për klasën I të AMO (për degët kulturologjike-gjuhësore- biroteknike-arsimore dhe të dramës), ETMM i Kosovës, Prishtinë 1989 (me bashkautor).
Ndërkaq tashti e ka në botim tekstin universitar: “Gregia dhe Romae Vjetër”.
Është recensues i tekstit shkollor: “Historia për klasën IV të shkollës fillore”, botuar nga ETMM i Kosovës, Prishtinë, 1987.
Dr. sc. Mejdi Elezi, gjatë karrierës së tij profesionale, ka ushtruar edhe disa funksione të rëndësishme shoqërore.Ka qenë anëtar i Pleqërisë së Arsimit të KSAK; kryetar i Komisionit për Shkenca Shoqërore-Ekonomike në KE të Kuvendit të KSAK etj. Dr. sc. Mejdi Elezi ka bashkëshorten dhe dy fëmijë.