Dr. Besim Guda dhe mjekët në Spitalin e Gjilanit i heqin pacientit nga trupi tûmorin 9-10 cm
Kë është postimi i plotë në facebook nga Dr. Besim Guda:
Kontribut modest ne ngjarje madhore !
Me date 26.03.2025 ne oren 7:30 min ftohem me urgjence ne sallen e operacionit te Kirurgjise. Kishin nje nje konsulte kardiologjike para operatore , dhe se pacienti priste vetem mendimin tim per tu futur ne sallen operatore. Ishte nje konsulte rutin te cilen e perfundova shpejt , por nga anamneza e pacietit kuptova se kishim nje rast te vecant per operacion , nje diagnoze te cilen me pare nuk e operonim ne SP te Gjilanit. Ekipi operator i udhehequr nga Dr. Kushtrim Qerimi -kirurg ipergjisthshem ,
i sapo kthyer nga Gjermania , me nje pervoje mbi 10 vjeqare ne sallat e Kirurgjise ne Gjermani dhe Dr. Alban Selimi kirurg i pergjithshem ne SP te Gjilanit edhe ai me pervoje Gjermane , si dhe Dr. Vlora Demolli – Ajeti , kirurge e pergjithsme ne SP te Gjilanit , do te largonin nje Tumor te rektumit tek nje pacient mashkull ne largesi 9-10 cm nga linea ani me metoden transanale/transrektale . Excison in toto. Ekipit iu bashkuan edhe Dr. Arber Morina dhe Dr. Sevdail Mustafa , ndersa anestezionin e udhehoqi dr. Selami Kurteshi. Duhet permendur edhe instrumentaret Sofijen dhe Fatjonen. Operacioni kaloi si eshte me se miri. Pas operacionit pacienti ndihet mire. Edhe ne viziten e nje dite me vone ai vazhdon te jete me parametra stabil.Ky eshte nje tregim per shpresen qe ka ky vend. Ky vend qe ka djem dhe vajza te reja te cilet do te bartin barren e madhe te ecjes perpara. Thone “zoti ta mbyll nje dere , por Ti hap dy tjera”. Eshte e veshtire per mjeket tan te shkojn ne Gjermani , te adaptohen atje , te marrin zanatin dhe te vazhdojne te punojne ne nje vend te huaj. Po ja , ka disa prej tyre , te paket ne te vertet, por qe gjejne forcen dhe kthehen ne vendlindje. Sa krenar me ta . Sa Kushtrima ka Kosova ?!