Doktori kosovar Halil Krasniqi që po arrin suksese në Gjermani, shteti i Kosovës nuk u mor me të
Pas shumë vite përvojë si kirurg i përgjithshëm dhe vaskular në Gjermani, Halil Krasniqi i cili ka qenë dhe shef i spitaleve me të njohura në Gjermani, vazhdon që kontributin e tij ta jap dhe në Kosovë. Ka dhjetë vjet që herë pas here vjen në Kosovë, për t’i kryer disa ndërhyrje kirurgjike, të cilat referohen jashtë vendit.
Ai në një intervistë për “Indeksonline”, thotë se këtë e bënë më shumë dëshirë dhe është i gatshëm që përvojen e tij ta sjellë një Kosovë. Megjithëse është personalitet i respektuar në Gjermani, atij nuk iu bë një ftesë konkrete nga institucionet e
vendit, që të angazhohet për ta dhënë kontributin e tij në mjeksinë kosovare.“Tri herë duke dërguar dokumentet e mija në Rektorat që të iu ofroj ekspertizen time. Ndoshta është çudi por s’është akademike që të mos pranosh asnjë lloj përgjigjje, a i kanë pranuar dokumentet, a si kanë pranuar apo të bisedojmë. Është humbje kohe vetëm kopjimi, nostrifikimi i dokumenteve të mija gjermane për t’i sjellë këtu. Tri vite katër vite nuk e kam ndërmarrë këtë hap më…Para dy viteve kam bërë zbulime shkencore që është shprendarë në krejt botën, perdoret nga pesë disiplina të ndryshme, kirugët vaskular nga radiologët e kardiologët. Kam mbajtur ligjerata në shumë shumë shtete të Evropës në Kosovë nuk kam pasur asnjë ftesë për të prezentuar”, tha ai. /IndeksOnline /