Djali i heroit Afrim Bunjaku, një nga mysafirët në seancën solemne në Kuvend
Djali i heroit Afrim Bunjaku është një nga mysafirët në seancën e sotme solemne që po mbahet me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë.
Ai në seancë po merr pjesë i shoqëruar nga xhaxhai i tij.
Kujtojmë se rreshteri policor Afrim Bunjaku ra në krye të detyrës të dielën e 24 shtatorit, kur terroristët serbë kryen agresion ndaj Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Ky sulm terrorist e akt agresioni u dënua nga autoritet në Kosovës e edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Udhëheqësi i grupit, krimineli dhe terroristi Milan Radojiçiq, i cili kishte marrë përgjegjësinë për këtë sulm ende është i lirë në Serbi./gazeta10.com