Djali i axhës akuzon familjarët e tij për rrahje me pagesë, fajde dhe disa vepra penale
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mes disa familjarëve llapjanë, të cilët dyshohet të kenë kryer fajde, të kënë porositur rrahje me pagesë, dhe disa vepra të tjera penale.
Bëhet fjalë për Burhan Arifin, i cili publikisht ka akuzuar djemtë e axhës së tij, Xhemën dhe Sametin, për dhënie fajdesh e kërcënime të shumta.
Duke folur në një “live” në Facebook, Arifi ka rrëfyer disa situata të ndryshme mashtrimi në të cilat janë të përfshirë familjarët e tij, të cilët e kanë dëmtuar disa herë edhe vet Burhanin.
Ai thotë se njëri nga djemtë e axhës së tij, Xhema, është i dënuar me
tri vite burg për mashtrim, madje se mashtrimin e kanë bërë edhe në bashkëpunim me të tjerë, për shitje banesash.Burhan Arifi rrëfen edhe se si Xhema ka dërguar atë në një banesë dhe e ka obliguar ta rrahë një person e ta djegë veturën, për ta frikësuar viktimën E.M lidhur me një pronë në qendër të qytetit.
Ai tregon mes të tjerash se ju ka dhënë edhe para kur kanë pasur nevojë të dyshuarit, të cilët të njëjtat para ua kanë dhënë të tjerëve, me fajde.
Ky është rrëfimi i tij: