Dërgohet pa shenja jete një person në Spitalin Rajonal të Gjilanit

 Dërgohet pa shenja jete një person në Spitalin Rajonal të Gjilanit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një serb nga fshati Zebincë të Novobërdës është dërguar pa shenja jete të premten në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i tij është dërguar në IML për obduksion, me vendim të prokurorit.

Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes”, njofton policia.

“Nga Spitali Rajonal i Gjilanit është raportuar se pa shenja jete është sjell viktima mashkull serb kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.

Të ngjajshme