Deputetja Krasniqi: Albin Kurti si Kryeministër 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐡𝐲 𝐧ë 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐬𝐢 𝐦𝐚𝐬𝐡𝐭𝐫𝐮𝐞𝐬𝐢 më i madh!

 Deputetja Krasniqi: Albin Kurti si Kryeministër 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐡𝐲 𝐧ë 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐬𝐢 𝐦𝐚𝐬𝐡𝐭𝐫𝐮𝐞𝐬𝐢 më i madh!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti se ka shkelur parimet e tij përmes të cilave ka ardhur në pushtet.

Deputetja Krasniqi, thotë se Kurti ka harruar edhe kauzën për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

“Albin Kurti ka shkelur të gjitha parimet e tij, përmes të cilave arriti të marrë pushtetin. Harroi edhe kauzën për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur”, tha ajo.

Sipas Krasniqit, Kurti do të hy në histori si mashtrues.

“Kësisoj, Albin Kurti si Kryeministër do të hy në histori si mashtruesi më i madh”, ka shkruar ajo në profilin e saj Facebook.

Të ngjajshme