Deputeti i AAK-së: 50 policët e arrestuar, ndër ta ka sigurt që s’janë të korruptuar
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se arrestimi i rreth 50 policëve javë më parë është I padrejtë.
Ai është shprehur se ata nuk janë të korruptuar janë të pafajshëm, sigurt sipas deputetit Berisha.
“E kemi një skandal ku janë arrestuar rreth 50 policë, ndër ta ka që s’janë të korruptuar, s’janë sigurt”, ka thënë ai.
Ky debat ndodhi gjatë raportimit të drejtorit të përgjithshëm të policisë, Samedin Mehmeti në Komisionin për Siguri.
Drejtori Mehmeti I kërkoi deputetit Berisha që këto pyetje të ia drejtoj Inspektoratit Policorë pasi nuk është kompetencë e ti të flas.
“Kjo nuk është kompetencë e jona fare, ajo është
kompetencë e Inspektoratit të Policisë”, ka thënë ai.Ai ka thënë se ai si drejtor është kritik për mënyrën e arrestimit të atyre policëve por që nuk mund të ndajë informata për komisionin.
“Po e them shumë sinqerisht unë kam disa informata por që nuk kam të drejtë të flas, krejt çka kemi pasur ia kemi dorëzuar IPK-së. Unë kam pasur vërejtje për shkak të mënyrës së arrestimit pasi kanë dalë foto, kam vërejtje për shkak të prezumimit të pafajësisë, të mbrohet ajo pjesë”, ka thënë ai.