Dënohen me nga 300 euro, 3 pikë negative dhe u merret patentëshoferi dy vozitësve në Gjilan

 Dënohen me nga 300 euro, 3 pikë negative dhe u merret patentëshoferi dy vozitësve në Gjilan

Njësite policore të Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan gjatë kontrolleve në trafik, kanë hasur në dy kundërvajtës, njëri në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e njëzet e shtatë (127) km/h dhe tjetri në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e tridhjetë e tri (133) km/h.

Të dy kundërvajtësve veç e veç u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

Të ngjajshme