Daut Haradinaj viziton vendin ku u vranë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, kërkon vendosjen e një pllake përkujtimore
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, për nder të 28 Nëntorit ka vizituar vendin ku u vranë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
“Jusufi ishte frymëzimi i shumë brezave deri tek brezi i luftëtarëve të fundit që e lartësuan emrin e tij nën Brigadën 131 ‘Jusuf Gërvalla’, duke sakrifikuar çdo gjë për lirinë e vendit.” shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.
Ish-deputeti tha se shpreson që konsullata e Kosovës në Shtutgart të marrë inciativën për vendosjen e një pllake përkujtimore tek vendi i rënies së heronjve.
Ky është postimi i plotë i tij:
Për nder të 28 Nentorit, e
vizitova vendin ku u vranë heronjtë tanë Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.Jusufi ishte frymëzimi i shumë brezave deri tek brezi i luftëtarëve të fundit që e lartësuan emrin e tij nën Brigadën 131 ‘Jusuf Gërvalla’, duke sakrifikuar çdo gjë për lirinë e vendit.
Shpresoj që konsullata jonë në Shtutgart të marrë inciativën për vendosjen e një pllake përkujtimore tek vendi i rënies së heronjve.