Çfarë është normale sa i përket zhvillimit të të folurit tek fëmijët?
Të gjithë fëmijët zhvillohen në mënyra të ndryshme sa i përket aspektit verbal, por shumica prej tyre shqiptojnë ndonjë fjalë deri në moshën 18 muajsh, edhe nëse fjalët nuk janë shumë të deshifrueshme! Janë disa gjëra që vlen të theksohen:
Djemtë kanë tendencë të zhvillohen pak më vonë, sesa vajzat në këtë aspekt.
Fëmijët të cilët flasin me zëra dhe veprime joverbale dhe të cilët ju kuptojnë qartë juve, janë zakonisht në rregull.
Më shumë se gjysma e rasteve me vonesa në të folur tek fëmijët nën 3 vjeç e përmirësojnë gjendjen e tyre.
Fëmijët me më shumë motra dhe vëllezër më të mëdhenj
zakonisht flasin më vonë, sepse është dikush që flet për ta!Problemet e komunikimit verbal tanimë janë çrregullimet më të shpeshta tek fëmijët dhe prekin 14% – 20% të parashkollorëve. Sipas National Literacy Trust, shumica e drejtorëve të çerdheve dhe të shkollave mendojnë se kompetenca e gjuhës tek fëmijët 3 vjeç ka rënë dukshëm në vitet e fundit.
Sipas tyre kjo ndodh për tri arsye:
Shikimi i televizorit dhe telefonave nga fëmijët për orë të tëra, pa mbikqyrje.
Kujdesi “modern” i fëmijëve nga ana e prindërve, ku është larguar kontakti i fëmijës me prindin dhe kemi shumë pak kontakt me sy dhe mundësi shumë të vogla për biseda.
Prindërit e zënë, të cilët nuk u lënë vend fëmijëve të thonë nevojat e tyre apo përgjigjet e tyre më të gjata – U bëjnë pyetje që kërkojnë përgjigje sa më të shkurtëra dhe më të shpejta si psh: “Ti dëshiron më shumë lëngun sesa qumshtin apo jo”? Pra, kjo kërkon vetëm një përgjigje të shkurtër nga ana e fëmijës.
Këto dhe shkaktarë të tjerë që ndërlidhen me sjelljen llogariten të jenë shkaktarë të rreth 60% e rasteve të vonesave në të folur, por 40% të rasteve të tjera arsyet mund të jenë më të thella. Sidoqoftë, vetëm 1 në 10 fëmijë vuan nga vonesat në të folur për shkak të ndonjë problemi të rëndësishëm fizik apo problem zhvillimor.
Këto mund të përfshijnë:
Humbja e fituar e dëgjimit (si pasojë e infeksionit apo ndonjë sëmundjeje apo lëndimi).
Vështirësie në të nxënë, siç është Disleksia apo Autizmi.
Apraksia e të folurit tek fëmijët (çrregullim neurologjik i të folurit)
Disa forma të dëmtimeve neurologjike. Në këto raste, zbulimi i hershëm dhe ndërhyrja është shumë e rëndësishme në mënyrë që fëmija juaj të shmangë problemet e mëtejshme sociale dhe emocionale./Logoped – Endrit Osmani/