Çanakkala, beteja ku u vranë 25 mijë shqiptarë
Në betejën e Çanakkalasë, një ngjarje kjo e madhe historike, janë vrarë 25 mijë shqiptarë.
Pavarësisht se shqiptarët u vranë në një luftë mbrojtëse dhe jo për një kauzë kombëtare, trimëria dhe roli madhor në këto beteja vlen të përmendet.
Kjo luftë ishte komanduar nga Mustafa Kemal, i lindur në vitin 1881 në Selanik, prej një babai me origjinë shqiptare, shkruan njekomb.org.
Lufta e Çanakalasë ose beteja e Gallipolit u zhvillua nga 25 prill 1915 deri më 9 janar 1916 në Turqi. Ishte një nga betejat më të medha në luftën e parë botërore. Nga njëra anë luftonin ushtritë angleze dhe franceze kurse
në anën tjetër luftonte ushtria turke me ndihmë nga Austro-Hungaria dhe Gjermania.Ushtrija turke numëronte rreth 250.000 ushtarë, ndërsa kampi tjetër rreth 450.000. Në fund të betejës, Turqia fitoi. Rreth 280,000 veta vdiqën për shkak të kësaj lufte.
“Babai i Turqisë” moderne Mustafë Kemajl Ataturku, e komandonte Divizionin 19 të redifëve shqiptarë musliman që ishin me shumicë nga trojet shqiptare, si nga Presheva, Kumanova, Shkupi, Manastiri, Ohri, Peja, Gjakova, Prizreni, Vlora, Elbasani etj. E kalonte numrin prej 25.000 “ushtarëve vullnetarë.”
Problem për Qemal Ataturkun ishte çlirimi Çanakalase që ishte e zaptuar nga anglezet dhe rusët. Ai mblodhi gjeneralet më të zotë dhe u kërkoi një plan brenda 5 ditëve.
Gjeneralët posa morën detyrën u konsultuan me vartësit e tyre oficerë. Mirëpo në kuriozitetet e botës është një fakt: Gjenerali më i ri në botë ka qenë shqiptar, nga Kuci i Kurveleshit, Jonuz Rustem Mejdiaj.
Rustemi emigroi në Stamboll me fëmijët. Jonuzi ishte 13 vjec kur la fshatin e lindjes. Mbaroi shkollën unike, dhe u regjistrua në shkollën ushtarake. Mbaroi dhe u gradua Toger. Kur gjenerali tij foli për 5 ditë afat që i duhej, Jonuzi bëri nji plan të detajuar vetë ….dhe ja dhuroi gjeneralit.
Kur Qemali i pa gjith planet, pyeti se kush e ka bërë këtë plan? Gjenerali i tregoj të vërtetën se ishte një toger që e kishte hartuar planin. Ai urdhëroi që mu ky plan të përdoret e të komandohet për sulmin nga vetë Ai ..!
Filloi sulmi, Ruset thyhen, shumë të vrarë, por dhe te plagosur. Ne ate moment jepet urdheri nga Qemal Ataturk se Jonuz togeri fitimtar gradohet Gjeneral.
Populli feston fitoren, ngrene Jonuzin ne duar lartë duke brohoritur, mirepo aty një oficer rus, i plagosur, nga afer ngre doren dhe me pistolet qellon Jonuzin. Heroi shqiptar vdes per Turqine.
Historiani turk Ebubekir Sefouglu shpreh çudinë se “ishte Shqipëria që u çlirua nga Turqia në vitin 1912 dhe nga ana tjetër ishin po ata shqiptarë që shkuan në vitin 1915 në Turqi për të luftuar në betejën e Çanakalase”.
Në fakt, shqiptarët nuk shkuan të shpëtojnë Turqinë symbyllurazi, pasi ata ndodheshin tashmë në Turqi “falë” deportimeve serbo-malazeze. Pasi akoma edhe sot nuk ka dalë në dritë asnjë dokument, i cili të vërtetojë që të jenë nisur trupa të rregullta nga Shqipëria për të luftuar për Turqinë! Ndërsa rastet e veçanta, mund të jenë një përjashtim dhe jo një rregull. Në varrezat e shqiptarëve shkruhet vetëm emri i vendit të origjinës së tyre, por jo emri i tyre. Por, kjo çudi nuk vërehet në varrëzat e ushtarëve turq.