Butiku “Atalanta” me pronarët Gëzim Mehmeti e Xhani Novobërdaliu -Mehmeti dhurojnë rroba falas për festën e Bajramit
Qifti Gëzim e Xhani Mehmeti të cilët kanë një përvojë të gjatë të tregëtisë të cilët posedojnë Butikun “Atalanta” në qendër të qytetit, të cilët kanë respekt të jashtëzakonshëm për klientët e tyre, të cilët në Butikun e tyre posedojnë veshë-mbathje të kualitetit të lartë. Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në hyrje të lokalit të tyre është një mbishkrim pak sa i quditshëm, por jo për qiftin Mehmeti, të cilët kanë hapur zemrën për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të blejnë rroba për nderë të festës së Bajramit tani e dy javë kanë mundur të vishen falas.
Nëmbishkrimin e tyre shënohet “Për ty që ke nevojë – eja vishu falas për festën e Fitër Bajramit nga Butiku Atalanta” Gëzim Mehmeti i cili është një tregtar shumë i suksesshëm dhe i respektuar tek qytetarët,
për këtë humanitet të tij thotë “Muaji i Fitër Bajramit është festë e madhe tek populli mysliman, ne me shumë dëshirë për këtë festë kemi vendosur që të gjithë njerzit që nuk kanë mundësi të blejnë ndoj rrobë të re, për këtë festë të qmuar kanë pasur mundësi të na vizitojnë dhe ti shpërblejmë me veshë-mbathje me mundësit e tona të cilat i posedojmë”.Po ashtu edhe Xhani Novobërdaliu-Mehmeti e emocionaur për këtë mundësi për njërzit që kanë nevojë ka theksuar “Gjerë më tani shumë njerz na kan vizituar dhe ju kemi ofruar veshje të ndryshme jam shumë e lumtur që së paku për këtë festë fetare ta shpërblejë popullin tim dhe të ju kthej buzqeshjen në familjet e tyre nuk ka ma kënaqësi se kur shehë një njeri i cili nga pamundësia për të blerë ndojë rrobe ja dhuron dhe largohet i buzëqeshur”.