Burri e raporton të zhdukur një grua në Gjilan
Ankuesi ka raportuar në Polici se gruaja me të cilën ka bashkëjetuar dhe kanë tre fëmijë është larguar nga shtëpia dhe se nuk është kthyer.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 16.03.2024, rreth orës 19:40, raporton Zeri.info.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima femër kosovare, me të cilën ka bashkëjetuar dhe kanë tre fëmijë, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri