Bunjaku-Rexhepi: Kurti 𝗽𝗼 𝗵𝗲𝘀𝗵𝘁 𝗽ë𝗿 𝘀𝗸𝗮𝗻𝗱𝗮𝗹𝗶𝗻 𝟭𝟬𝟬 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻ë𝘀𝗵 të Martin Berishajt

 Bunjaku-Rexhepi: Kurti 𝗽𝗼 𝗵𝗲𝘀𝗵𝘁 𝗽ë𝗿 𝘀𝗸𝗮𝗻𝗱𝗮𝗹𝗶𝗻 𝟭𝟬𝟬 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻ë𝘀𝗵 të Martin Berishajt

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka reaguar në lidhje me raportimin e mediave sllovene për një aferë, sipas tyre, milionëshe ku përmendet emri i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, e i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ajo thotë se VV e Kurti nuk po mundet të krenohet me asnjë të arritur për afër 2 vjet qeverisje.

Sipas saj, “Kurti preferon heshtjen, duke u paraqitur vetë si i painteresuar dhe duke mos e lejuar as opinionin tonë të merren me këtë aferë”.

Postimi i plotë:

Pse hesht Kryeministër?

Me asnjë të arritur nuk po mundet të krenohet VV e Kryeministri Kurti për afër 2 vjet qeverisje. Asnjë punë të vogël se për të mëdha as që mendohet. I vetmi justifikim i tij ishte lufta kundër korrupsionit. E këtu bëhet fjalë për korrupsionin e hapur se jo për atë të fshehur. I dimë skandalet e Ministrisë së Infrastrukturës. I dimë edhe tenderët njëburimorë. Tani edhe më i theksuar skandali i Ambasadorit Berishaj ku flitet për vlera 100 milionësh. Dhe në këtë aferë përfshihet GEN-i serb. Akuzat vijnë nga gazetarët sllovenë. Por, për asnjërën akuzë nuk flet Kryeministri ynë. Preferon heshtjen, duke u paraqitur vetë si i painteresuar dhe duke mos e lejuar as opinionin tonë të merren me këtë aferë.

Pse hesht Kryeministër, pse nuk sqarohesh, çka po fsheh nga populli?Derisa të tjerët që përvetësuan shuma të majme dhe në Kosovë shiheshin ngado, ku po shkojnë po këto shuma të majme nga qeveria jote? Gojën e ke plot anti korrupsion me çka edhe erdhe në pushtet, ndonëse me korrupsionin edhe po të luftohej, ajo nuk bëhet nga ju, por nga institucionet e pavarura si prokuroria, gjyqësia e policia, e jo nga ju si politikan! Heshtja nganjëherë flet më shumë se fjalët mashtruese. E ti e ke zgjedhur të parën për vete e të dytën për opinionin. Andaj, shpejt ke për të treguar të tretën që në fakt është ekuacioni i formulës suaj në politikë. Mashtrues i kohës!

Të ngjajshme