Bunjaku: Në qeverinë Kurti nepotizmi është në kulm, ndërsa korrupsioni po lulëzon
Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku tha se me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet nepotizmi është në kulm.
Gjithashtu, ajo tha se në Qeverinë Kurti korrupsioni është duke lulëzuar.
“Kurti asnjë premtim që e ka dhënë gjatë fushatës nuk e ka mbajtur. Ai u ka bërë akuza partive të tjera duke u thënë atyre se “familjarët janë vetëm për dasma, e jo për vende të punës”. Ndërsa, tani të gjitha bordet janë me militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë të afërmit e tyre dhe nepotizmi është në kulm në Qeverinë Kurti. Sa i përket korrupsionit, LDK tërë kohën po e lufton korrupsionin. Mirëpo, korrupsioni është duke lulëzuar në Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ajo në Tëvë1.
Bunjaku tha se kryeministri Kurti ka ardhur me një shpresë të madhe për qytetarët, e që sipas saj kjo shpresë e madhe u kthye në dëshpërim për popullin e Kosovës.