Bulle Futsal’s arrinë Play off-in në futsallin Zviceran

 Bulle Futsal’s arrinë Play off-in në futsallin Zviceran

Klubit Bulle Futsal’s ju kanë dashur vetëm pesë muaj pas themelimit të saj, të arrijë rezultate të jashtëzakonshme duke arritur të inkuadrohet në Play-Off, për tu inkuadruar në Ligën e Dytë të futsallit në shtetin Helvetik të Zvicrës.

Nga 7 ndeshjet e zhvilluara, skuadra Bulle Futsal’s ka arritë rezultate super të mira, duke arritur po aq fitore e duke shënuar 50 gola dhe pranuar vetëm 10.

Menaxheri i kësaj skuadre, njiherit edhe futbollist i Kombëtarës së Kosovës në futsal, Meriton Salihu, sëbashku me dy shokët e tij Sabaudin e Mervan Liamalari, thekson se këto të arritura janë të jashtëzakonshme.

“Të formosh një klub rreth 6 muajsh më herët dhe të arrishë në garat e Play Off-it pa asnjë humbje e të pranoshë vetëm 10 gola – kjo është një e arritur shumë e madhe, ndërsa kemi arritur të shënojmë plot 50 herë në portat kundërshtare. Ky numër i golave të shënuar ka mundur të jetë edhe ma i madh por një ndeshje është mbyllur me rezultat zyrtar dhe në shumë ndeshje kemi sprovuar të gjithë futbollistët të cilët i kemi në dispozicion.

Në konsideromë se edhe në garat e Play Off, do të triumfojmë pasiqë e di kualitetin e cdo futbollisti”, thekson Meriton Salihu. Skuadra Bulle Futsal’s kundërshtarin për tu inkuadru në Ligën e Dytë të Zvicrës do ta mëson shumë shpejt, ndërsa kjo ndeshje do të zhvillohet me 3 mars ku interesimi i shikuesve është shumë i madh.

Të ngjajshme