Blerim Mehmeti zgjedhet përsëri në krye të SBASHK-ut në Gjilan
Dje është mbajtur Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Gjilan ku në krye të saj është zgjedhur përsëri Blerim Mehmeti shkruan 06 Press.
Në ambientet e shkollës “Selami Hallaqi” të dielën e 10 tetorit është mbajtur Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniveristar të Gjilanit.
Kryetari i këtij kuvendi Blerim Mehmeti ka falënderuar pjesëmarrësit e këtij takimi, që edhe pse është e diel, kanë ardhur për të kontribuar në rrjedhën e mbarë të këtij takimi.
Ai pastaj ka përshëndetur kryetarin Rrahman Jasharaj dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymeri Ymeri duke i përgëzuar për gjithë angazhimet dhe arritjet në shërbim tëanëtarësisë.
Në fjalën përshëndetëse kryetari i SBASHK-ut ka përgëzuar koleget e kolegët nga kjo komunë për angazhimin në misionin e shenjtë të arsimit dhe edukimit të brezave dhe për unitetin e dëshmuar përballë shumë sfidave. Ai pastaj ka deklaruar se është krenar që ka punuar bashkë me Blerimin dhe koleget e kolegët tjerë në shërbim të anët resisë. Pas kësaj kryetari Mehmeti ka prezantuar Raportin e punës dhe atë financiar, që ishin punuar në mënyrë të qartë e të kujdesshme.Pjesëmarrësit kanë debatuar për këto dy raporte duke shprehur respekt për angazhimet dhe arritjet. “ Falë angazhimit, unitetit e përkushtimit të nivelit qendror, të kryetarit Jasharaj, stafit qendror, por edhe të kryetarit, kryesisë dhe gjithë anëtarësisë këtu janë shënuar arritje të shumta dhe janë shënuar arritje të shumta dhe është mbrojtur figura e mësuesit “, është shprehur përfaqësuesi i shkollës “Thimi Mitko”, Idriz Ramadani. Vlerësime të tilla janë dëgjuar edhe nga pjesëmarrës të tjerë. Në pjesën e dytë të punimeve të këtij Kuvendi është filluar me procesin e zgjedhjeve.
Me qëllim që ky proces të ketë rrjedhë të mbarë dhe të respektohet në tërësi Statuti, sqarime ka dhënë koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri pastaj është filluar me propozimet për kryetar, nënkryetar, anëtarë të kryesisë, anëtarë të Komisionit mbikëqyrës, delegat për Kongresin dhe për përfaqësues nga Gjilani në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut. Pas përmbylljes së procesit të votimit pjesëmarrësit përmes votës së fshehtë kanë dëshmuar se vlerësojnë angazhimin dhe përkushtimin e kryetarit Blerim Mehmetit dhe prandaj i kanë dhënë besimin edhe për një mandat, ndërsa nënkryetare është zgjedhur Ibadete Limoni. Po ashtu përmes votës së fshehtë janë zgjedhur edhe kryesia e këtij Kuvendi, Komisioni mbikëqyrës, delegatët nga kjo komunë për Kongresin e SBASHK-ut dhe anëtarët e Këshillit Drejtues. Kryetari Mehmeti ka falënderuar pjesëmarrësit për besimin dhe respektin dhe ka premtuar se do të vazhdojë bashkë me kryesinë angazhimet në shërbim të anëtarësisë . Të pranishmit para përmbylljes së punimeve të këtij Kuvendi kanë aprovuar me duartrokitje propozimin që , bazuar në angazhimet dhe përfaqësimin e denjë të kërkesave legjitime të anëtarësisë të mbështet kandidaturën e Rrahman Jasharajt për kryetar të SBASHK-ut edhe në mandatin e radhës. Jasharaj është shprehur se ndjehet krenar për këtë përkrahje dhe se do të vazhdojë bashkë me gjithë koleget e kolegët kudo janë angazhimet për rrugëtimin me plot arritje e suksese të SBASHK-ut pavarësisht sfidave të shumta të kohës.