Bjeshkatarja nga Gjilani Shukrije Bajrami ngjitet në majën e Kilimanxharos, shpalos flamurin e Kosovës

 Bjeshkatarja nga Gjilani Shukrije Bajrami ngjitet në majën e Kilimanxharos, shpalos flamurin e Kosovës

Bjeshkatarja Shukrije Bajrami, ka ngjitur njërën nga majat më të larta në botë Kilimanxharon në lartësi prej 5,895.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Znj.Bajrami përmes një postimi në Facebook.

Nga 23 pjesëmarrës në Ekspeditën Kilimanjaro, 21 arritën në majën më të lartë të Afrikës.

Përndryshe znj. Shukrije vitin e kaluar ka ngjitur majën më të lartë në Ballkan-Musala në Bullgari në lartësi 2926m dhe Majen e Olimpit në Greqi në lartësi mbidetetare 2918m.

Është kënaqësi kur flamuri i Kosovës ngjitet lartë e më lartë kudo në botë nga qytetarët e Kosovës. /Zerogjasht

Të ngjajshme