Bislim Pireva (1946-2018) – Të dhëna jetëshkrimore dhe bibliografike
U lind në Tyxhec të Kamenicës, më 1946. Filloren e nisi në vendlindje, kurse e mbaroi në Koretin. Normalen, SHLP dhe Fakultetin Filologjik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, pa shkëputje nga puna, i kreu më 1975. Magjistraturën e kreu, më 1985, në temën “E folmja shqipe e Jabllanicës së Epërme të Medvegjës”.
Si nxënës i normales punës ia filloi, më 1968, në vendlindje. Më 1971, diplomoi në SHLP dhe punoi në Shkollën Fillore “Thimi Mitko”(atëbotë Vuk Karaxhiq) në Gjilan. Ishte lektor i programit informativ të TVP-së. Nga shtatori i vitit 1989, ishte profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën
Gjatë tri viteve sa punoi në fshatin e lindjes, voli fjalë të rralla popullore, fjalë të urta popullore, këngë lirike dhe epike. Fjalët e rralla dhe fjalët e urta popullore, i botoi në disa numra në revistën “Shkëndija”, ndërsa te “Flaka e vëllazërimit” në Shkup, më 1971, e botoi trajtesën “Bota subjektive e të rinjve në këngët e dashurisë”. Po në revistën “Shkëndija”, në tetor të vitit 1988, e botoi shkrimin “Gjuha e teksteve në përdorim”, ndërsa në dhjetor mori pjesë në Simpoziumin e organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, në temën “Folklori dhe të arriturat” me kumtesën “Këngët dhe ritet e martesës në Malësinë e Kamenicës”, të cilën e botoi në revistën “KOHA” të Podgoricës.
Gjatë viteve të tetëdhjeta, edhe pse ka dërguar ndonjë shkrim, nuk i është publikuar. Në vitet e nëntëdhjeta ka botuar disa artikuj, polemika e reagime.
Gjatë viteve të tetëdhjeta akuzohej se nuk është diferencuar, se i ka shtypur telegramet përkrahës për ish-KK të LK-s të Kosovës, për kërkesat e minatorëve të Stan Tërgut, ultimatumin dërguar KK të LK-së të Gjilanit për t’u deklaruar për dorëheqjen e A. Shukriut, Rr.Morinës dhe H. Azemit, se e ka sulmuar dhe fyer LK-në dhe Komitetin komunal, se për gjendjen që ishte krijuar e ka fajësuar udhëheqjen krahinore dhe mjetet e informimit.
Pas pamundësimit të arsimimit në gjuhën shqipe në Kumanovë, gjatë viteve të tetëdhjeta, u angazhua që të përfshinte një numër sa më të madh nxënësish në shkollat e mesme të Gjilanit.
Vepra të botuara
Këngët dhe ritet e martesës në Malësinë e Kamenicës, Prishtinë, 1992
Mësojmë gjermanisht, Prishtinë, 1993
Shënime nga teoria e letërsisë për nxënës të shkollave -Lirika, Prishtinë, 1994
Gramatikë e shkurtër e shqipes dhe e gjermanishtes, Prishtinë, 1996
Fjalor shqip-gjermanisht (me gramatikë) , Gjilan, 1997
E folmja shqipe e Jabllanicës së Epërme të Medvegjës, Prishtinë, 1997
Shkolla shqipe në komunën e Medvegjës, Prishtinë, 1998
Xhemë Osmani – Tupalla, Prishtinë, 2001
Nga lirika popullore e Gollakut, Prishtinë, 2004
Shkolla e Tyxhecit 1947-2004, Prishtinë, 2004
Dhuna shekullore serbe në Gallap, vëllimi i parë, Prishtinë, 2010.
Dhuna shekullore serbe në Gallap, vëllimi i dytë, Prishtinë, 2014.
Falsifikatori dhe gënjeshtari Radomir Trajkoviq, libër me polemika, Prishtinë, 2014.
Falsifikimet, krimet dhe trillimet serbe, Prishtinë, 2014.