Bilanci i luftës në Kosovë në përgjithësi dhe në Gjilan në veçanti
Në mbarë Kosovën, kemi pasur këtë numër të shtëpive të shkatërruara të popullatës shqiptare: 100.589; Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358; Zyra të vendit: 71; Shtëpi kulture: 30; Biblioteka publike dhe shkollore: 93; Objekte shëndetësore: 123; Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215; Kisha katolike:5; Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101;Vrarë: 11.843 viktima nga Kosova; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç; 296 fëmijë deri në 5 vjeç; 1739 femra; 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare; Të Pagjetur janë akoma 1450 banorë, ndërsa të dhunuara rezultojnë 20.400 femra shqiptare.
Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët edëbuar prej Kosove: 443.
300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni; 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100. Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475Refugjatë: 13.639 në Gjermani; 7.581 në Turqi; 5.829 në Itali; 5.730 në SHBA, pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.
Me hyrjen e forcave të NATO-s përfundoi një periudhë e errët e historisë dhe filloi një etapë e re për Kosovën në rrugën e lirisë dhe të pavarësisë. Nga kjo luftë nuk u kursye as Gjilani ku në bazë të burimeve statistikore që posedon arhiva e Gjilanit shihet se në Gjilan dhe rrethinë janë vrarë 147 persona,75 të plagosur, 4 persona llogariten si të zhdukur, duke llogaritur edhe dëmet material. Nga forcat sërbe janë djegur 950 shtëpi tërësisht, 452 pjesërisht, 7321 shtëpi janë plaçkitur, ishin djegur shkolla, ambulanta, xhamia, shtëpia të kulturës, kishin kryer dhunime, malltretime dhe dëbime të popullsisë. Më 30.04.1999 forcat serbe kryen një masakër më të madhe në komunën e Gjilanit e njoftur si “Masakra e Llashticës”, ku forcat serbe vranë, djegën kufomat dhe rrafshuan shtëpinë me eskavator që ti mbulojnë gjurmët e krimit. Okupatori serb gjatë tërheqjes nga Kosova\Gjilani mori me vete edhe regjistrat e gjendjes civile.